VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

Nga koalicioni VLEN nërpërmjet një komunikate lëshuar mediave thonë se BDI dhe LSDM janë të lexuar. Nga ky koalicioni theksojnë se deklarata e Blerim Bexhetit është një konfirmim se sponsorizuesi The post VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së

Nga koalicioni VLEN nërpërmjet një komunikate lëshuar mediave thonë se BDI dhe LSDM janë të lexuar. Nga ky koalicioni theksojnë se deklarata e Blerim Bexhetit është një konfirmim se sponsorizuesi kryesor i propozimit të sotëm të LSDM-së është BDI, përcjell TV21.

Tutje nga Koalicioni VLEN shtojnë se nuk do të lejojnë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së.

“Deklarata e Blerim Bexhetit është një konfirmim se sponsorizuesi kryesor i propozimit të sotëm të LSDM-së është BDI. Ligji i branitellave është shkruar në Reçicë të Vogël dhe i është dhënë LSDM-së për zbatim me qëllim të vetëm – të shkaktojë tensione ndëretnike. Opozita maqedonase dhe shqiptare po tërheqin lëvizje nga frika e ndjekjes penale për korrupsion politik. Imagjinoni, pas 7 vjetësh në pushtet dhe fuqinë për të zgjidhur çështjet e hapura, tani në 100 ditët e para vendosën të abuzojnë me vitin 2001 për të mbrojtur pasurinë e fituar në mënyrë të paligjshme.

Blerim Bexheti, në vend që të luajë rolin e naivit, le ta pyesë Talat Xhaferin për procedurat  parlamentare, pasi ai udhëhoqi procesin e krijimit dhe miratimit të kësaj Rregulloreje në mandatin e mëparshëm të deputetëve. Koalicioni VLEN nuk do të lejojë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK së.

Manipulimet e BDI-së janë të lexuara dhe askush më nuk bie në kurthet e tyre. Nuk ka ikje nga përgjegjësia!

Kujtojmë se edhe në përbërjen e kaluar parlamentare u votua rendi I ditës për të njëjtin ligj, i cili hyri në procedurë kuvendore, kur u shkarkuan edhe ministrat e Aleancës për Shqiptarët. Pra, kjo nuk është hera e parë që ky ligj hyn në procedurë parlamentare, por rezultati do të jetë i njëjtë”, thonë nga koalicioni VLEN.

The post VLEN: Nuk do të lejojmë miratimin e Ligjit të branitellave nëse ai nuk është në paketë me Ligjin për zgjidhjen e statusit të luftëtarëve të UÇK-së appeared first on Flaka, në çdo lajm... .