Bebe Rexha niset drejt Kosovës, për të performuar në “SunnyHill Festival”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen për herë të parë në Kosovë. Bebe pritet të performojë në ngjarjen më të madhe artistike në vend “SunnyHill Festival”. Ardhja e saj në Kosovë u konfirmua ditë më parë  nga faqja e SunnyHill, derisa komentet pozitive kanë “shpërthyer”, nga fansat e saj. “Kosovë po vij”,…

Bebe Rexha niset drejt Kosovës, për të performuar në “SunnyHill Festival”

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, po vjen për herë të parë në Kosovë.

Bebe pritet të performojë në ngjarjen më të madhe artistike në vend “SunnyHill Festival”.

Ardhja e saj në Kosovë u konfirmua ditë më parë  nga faqja e SunnyHill, derisa komentet pozitive kanë “shpërthyer”, nga fansat e saj.

“Kosovë po vij”, ka shkruar ajo në Instastory.

Krijuesja e hitit “In the Name of Love” u shpreh e lumtur se po vjen në Kosovë.

Këngët e saj pritet të ndezin skenën e “SunnyHill” e që pritet të filloj nga 25-28 korrik.

Ndërkohë edhe emra të tjerë me famë botërore pritet të performojnë gjatë këtyre ditëve si: Burna Boy, Black Coffe, Stormzy etj. /Lajmi.net/