Berisha: Prishtinën nuk e ka LDK-ja, Përparim Rama është i Albinit

Avokati Besnik Berisha, teksa ka folur për qeverisjen qendrore nga Lëvizja Vetëvendosje, ka komentuar edhe qeverisjen e Përparim Ramës, i cili erdhi në pozitën e kryetarit përmes LDK-së. Berisha ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk është “njeri i LDK-së”, por “i Albinit”. Sipas tij, më lehtë Albin Kurti e zgjidh një çështje […]

Berisha: Prishtinën nuk e ka LDK-ja, Përparim Rama është i Albinit
berisha:-prishtinen-nuk-e-ka-ldk-ja,-perparim-rama-eshte-i-albinit

berisha:-prishtinen-nuk-e-ka-ldk-ja,-perparim-rama-eshte-i-albinit

Avokati Besnik Berisha, teksa ka folur për qeverisjen qendrore nga Lëvizja Vetëvendosje, ka komentuar edhe qeverisjen e Përparim Ramës, i cili erdhi në pozitën e kryetarit përmes LDK-së.

Berisha ka thënë se kryetari i Prishtinës, Përparim Rama nuk është “njeri i LDK-së”, por “i Albinit”.

Sipas tij, më lehtë Albin Kurti e zgjidh një çështje në Komunën e Prishtinës me një mesazh, sesa Abdixhiku me një javë negociata.

“Prishtina nuk është e LDK-së, Prishtina është e VV-së që qeveriset me një njeri të vënë nga LDK-ja. Po ta them me përgjegjësi, besa e besë me siguri, më lehtë Albin Kurti e zgjidh një çështje me një mesazh në Komunën e Prishtinës sesa Lumir Abdixhiku me një muaj negociata. Përparim Rama nuk është i LDK-së”.

“Për bindjen time Përparim Rama është i Albinit. Ai ka deklaru vet që nuk është me LDK-në, nuk ia ngjesh asgjë. Ka deklaru që ka njohje e miqësi me Albinin. Po ta them me përgjegjësi e siguri”.

“Nuk përjashtohet mundësia që ai në zgjedhjet e ardhshme në taborin e VV-së”, ka thënë Berisha në T7.