Për 5 ditë, 48 aktakuza të ngritura nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës: Grabitje, mashtrim, dhunë në familje, vjedhje…

Për pesë ditë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 48 aktakuza ndaj 72 personave. Prokuroria Themelore e Mitrovicës thotë se “për pesë ditë pune, në periudhën 29 korrik – 2 gusht 2024, angazhimi i prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka rezultuar me ngritjen e dyzetetetë (48) aktakuzave ndaj shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të […]

Për 5 ditë, 48 aktakuza të ngritura nga Prokuroria Themelore e Mitrovicës: Grabitje, mashtrim, dhunë në familje, vjedhje…
per-5-dite,-48-aktakuza-te-ngritura-nga-prokuroria-themelore-e-mitrovices:-grabitje,-mashtrim,-dhune-ne-familje,-vjedhje…

per-5-dite,-48-aktakuza-te-ngritura-nga-prokuroria-themelore-e-mitrovices:-grabitje,-mashtrim,-dhune-ne-familje,-vjedhje…

Për pesë ditë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur 48 aktakuza ndaj 72 personave.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës thotë se “për pesë ditë pune, në periudhën 29 korrik – 2 gusht 2024, angazhimi i prokurorëve të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, ka rezultuar me ngritjen e dyzetetetë (48) aktakuzave ndaj shtatëdhjetedy (72) personave, për vepra të ndryshme penale”.

“Aktakuzat e ngritura nga prokurorët e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë janë për veprat penale si në vijim: “Grabitja“, “Mashtrimi“, “Sulmi“, “Kanosja“, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge“, “Dhuna në familje“, “Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare“, “Rrezikimi i trafikut publik“, “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”, “Vjedhja e shërbimeve“, “Vjedhja”, “Kontrabandimi i mallrave“, “Falsifikimi i dokumenteve“, “Cenimi i të drejtave nga sigurimi social”, “Marrja e ryshfetit”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Mospërfillja e gjykatës”, “Lëndimi i lehtë trupor“, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“, “Prezantimi i rremë si person zyrtar”, si dhe “Vjedhja e pyllit””, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.