Besnik Tahiri akuzon Qeverinë se po “bën filma” në Ujman

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka përgjigje në temat të cilat iu interesojnë qytetarëve. Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shtruar një mori pyetjesh për qeverinë e Kosovës. Statusi i plotë: Kjo qeveri as sot e kësaj dite nuk […]

Besnik Tahiri akuzon Qeverinë se po “bën filma” në Ujman
besnik-tahiri-akuzon-qeverine-se-po-“ben-filma”-ne-ujman

besnik-tahiri-akuzon-qeverine-se-po-“ben-filma”-ne-ujman

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se qeveria e Kosovës nuk ka përgjigje në temat të cilat iu interesojnë qytetarëve.

Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka shtruar një mori pyetjesh për qeverinë e Kosovës.

Statusi i plotë:

Kjo qeveri as sot e kësaj dite nuk ka përgjigje për 10 pyetje që u interesojnë qytetarëve:

1. Pse nuk përfundoi rruga Prishtinë – Podujevë, meqë ishte premtuar se do të kryhej në fillim të vitit 2023?

2. Kur pritet të përfundojë rruga Prishtinë – Gjakovë?

3. Kur dhe a do të përfundojnë ndonjëherë punimet në aksin Prishtinë – Mitrovicë?

4. Kur përfundon autostrada për Gjilan?

5. Pse nuk po i marrin pagat minatorët dhe pse po luhet me dinjitetin dhe mirëqenien e tyre?

6. Çfarë ndodhi me rregullimin e Sigurimit Shëndetësor?

7. Pse nuk ka rritje pagash?

8. Pensionet deri kur do t’i mbani në nivel të asistencës sociale?

9. Çfarë keni për të thënë për skandalin me lobim dhe kur do të kemi ndonjë njohje të re?

10. Pse dështuan në shfrytëzimin e momentit për anëtarësim në Këshillin e Evropës?

Po urën e Ibrit kur do ta hapeni, apo jeni të zënë duke bërë filma në Ujman dhe me lojëra pa krip me manipulimin me diasporë?!