Betohet kryeministri i ri i Nepalit

Kryeministri i sapoemëruar i Nepalit Khadga Prasad Oli u betua këtë të hënë në një ceremoni solemne në kryeqytetin, Katmandu. Oli (72-vjecc), kreu i Partisë Komuniste të Nepalit, u emërua në këtë post të dielën pas rënies së qeverisë së mëparshme të koalicionit, raporton AP. Ai do të drejtojë një qeveri të re koalicioni të [...]Read More...

Betohet kryeministri i ri i Nepalit

Kryeministri i sapoemëruar i Nepalit Khadga Prasad Oli u betua këtë të hënë në një ceremoni solemne në kryeqytetin, Katmandu.

Oli (72-vjecc), kreu i Partisë Komuniste të Nepalit, u emërua në këtë post të dielën pas rënies së qeverisë së mëparshme të koalicionit, raporton AP.

Ai do të drejtojë një qeveri të re koalicioni të përbërë nga partia e tij dhe Partia e Kongresit Nepal, dy partitë më të mëdha të vendit.

Ky është mandati i katërt i Olit si kryeministër. Dy nga zëvendësit e tij, si dhe 19 ministra bënë betimin. Oli pritet të zgjerojë më tej qeverinë duke përfshirë anëtarë të dy partive kryesore.

Qeveria e mëparshme e udhëhequr nga Pushpa Kamal Dahal u rrëzua të premten, pasi partia e Olit tërhoqi mbështetjen nga koalicioni qeverisës për të mbështetur partinë e Kongresit si një partner të ri./abcnews.al