Houthi pretendon se ka rrëzuar një dron MQ-9 Reaper të ushtrisë amerikane

Rebelët Houthi të Jememit pretendojnë se kanë rrëzuar një dron pa pilot MQ-9 të ushtrisë amerikane teksa po fluturonte mbi këtë vend, duke u bërë kështu droni i fundit multimilion dollarëshe që rrëzohet. Ushtria amerikane është kundërpërgjigjur me sulme ajrore mbi territoret që kontrollohen nga Houthi, kështu të paktën pretendojnë nga ky grup rebel. Ushtria [...]Read More...

Houthi pretendon se ka rrëzuar një dron MQ-9 Reaper të ushtrisë amerikane

Rebelët Houthi të Jememit pretendojnë se kanë rrëzuar një dron pa pilot MQ-9 të ushtrisë amerikane teksa po fluturonte mbi këtë vend, duke u bërë kështu droni i fundit multimilion dollarëshe që rrëzohet.

Ushtria amerikane është kundërpërgjigjur me sulme ajrore mbi territoret që kontrollohen nga Houthi, kështu të paktën pretendojnë nga ky grup rebel.

Ushtria amerikane i tha Associated Press se janë të vetëdijshëm për pretendimet, por se nuk kanë ndonjë informacion për rrëzimin e ndonjë droni të ushtrisë amerikane që fluturonte mbi Jemen.

Megjithatë, Houthi kanë rrëzuar më herët dron MQ-9 Reaper, në veçanti gjatë vitit 2012 kur morën kontrollin e kryeqytetit të Jemenit – Sanaa./abcnews.al