Biden bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon armëpushim në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me të cilin bisedoi edhe njëherë për çështjen e arritjes së një armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve. Biseda telefonike u realizua vetëm pak orë pasi sekretari amerikan Antony Blinken u kthye nga vizita e tij [...]Read More...

Biden bisedë telefonike me Netanyahun, i kërkon armëpushim në Gaza

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu me të cilin bisedoi edhe njëherë për çështjen e arritjes së një armëpushimin në Gaza dhe lirimin e pengjeve.

Biseda telefonike u realizua vetëm pak orë pasi sekretari amerikan Antony Blinken u kthye nga vizita e tij në Lindjen e Mesme pa një marrëveshje të arritur mes Izraelit dhe Hamasit.

“Presidenti Biden foli me Kryeministrin Benjamin Netanyahu për të diskutuar lidhur me armëpushimin dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve si dhe përpjekjet diplomatike për të ulur tensionet rajonale”, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Arritja e një marrëveshjeje armëpushimi ka përparësi kryesore për Presidentin Biden. Hamasi kërkon tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza, teksa ky i fundit Izraeli synon të mbajë kontrollin e korridorit që e pushtoi në fund të majit, pasi shkatërroi dhjetëra tunele poshtë tij, për të cilat thotë se kishin shërbyer për të furnizuar me armë grupet militante.

/abcnews.al