Biden për atentatin ndaj Trumpit: Hetimi ende në fazat fillestare, mos të bëhen paragjykime për motivet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se janë informuar nga ekipi i Sigurisë Kombëtare dhe drejtori i FBI-së rreth atentatit ndaj Donald Trump. Biden është shprehur se FBI-ja është duke drejtuar hetimet, të cilat janë në fazën e tyre fillestare teksa ka thënë se ende nuk ka informacion për motivet […] The post Biden për atentatin ndaj Trumpit: Hetimi ende në fazat fillestare, mos të bëhen paragjykime për motivet appeared first on Albinfo.

Biden për atentatin ndaj Trumpit: Hetimi ende në fazat fillestare, mos të bëhen paragjykime për motivet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka deklaruar se janë informuar nga ekipi i Sigurisë Kombëtare dhe drejtori i FBI-së rreth atentatit ndaj Donald Trump.

Biden është shprehur se FBI-ja është duke drejtuar hetimet, të cilat janë në fazën e tyre fillestare teksa ka thënë se ende nuk ka informacion për motivet e autorit të sulmit, raporton BBC.

“Ju lutem, ju bëj thirrje të gjithëve, mos bëni paragjykime për motivet ose lidhjet e tij. Lëreni FBI-në të bëjë punën e tyre dhe agjencitë partnere të bëjnë punën e tyre. Unë kam udhëzuar që ky hetim të jetë i hollë dhe i shpejtë dhe hetuesit do të kenë çdo burim që u nevojitet për të kryer këtë punë”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

The post Biden për atentatin ndaj Trumpit: Hetimi ende në fazat fillestare, mos të bëhen paragjykime për motivet appeared first on Albinfo.