Bilanc tragjik, rreth 40 mijë të vdekur që nga fillimi i luftës në Gaza

39,400 palestinezë janë vrarë dhe 90,996 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë së Gazës. Gjithashtu të paktën 37 palestinezë janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit. Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim [...]Read More...

Bilanc tragjik, rreth 40 mijë të vdekur që nga fillimi i luftës në Gaza

39,400 palestinezë janë vrarë dhe 90,996 janë plagosur në sulmet izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori, sipas një deklaratë të ministrisë së shëndetësisë së Gazës.

Gjithashtu të paktën 37 palestinezë janë vrarë vetëm në 24 orët e fundit.

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm, Izraeli është përballur me dënimin ndërkombëtar në mes të ofensivës së tij brutale të vazhdueshme në Gaza që nga një sulm i 7 tetorit 2023 nga grupi palestinez Hamas.

Mbi nëntë muaj pas luftës izraelite, pjesë të mëdha të Gazës janë rrënoja në mes të një bllokade gjymtuese të ushqimit, ujit të pastër dhe ilaçeve.

Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila urdhëroi Tel Aviv të ndalojë menjëherë operacionin e tij ushtarak në qytetin jugor të Rafah, ku mbi një milion palestinezë kishin kërkuar strehim nga lufta përpara se të pushtohej më 6 maj.

/abcnews.al