Bjellorusia forcon kontrollet kufitare me Ukrainën

Bjellorusia ka shtuar kontrollet e saj në kufirin me Ukrainën pas rrëzimit të dronëve ukrainas. Këtë e deklaroi sot presidenti Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë së Vladimir Putinit, sipas mediave ruse. “Pas incidenteve me këta drone, ne kemi forcuar kontrollin në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. Për më tepër, ne kemi vendosur njësi shtesë ushtarake [...]Read More...

Bjellorusia forcon kontrollet kufitare me Ukrainën

Bjellorusia ka shtuar kontrollet e saj në kufirin me Ukrainën pas rrëzimit të dronëve ukrainas.

Këtë e deklaroi sot presidenti Aleksandër Lukashenko, një aleat i ngushtë i Rusisë së Vladimir Putinit, sipas mediave ruse.

“Pas incidenteve me këta drone, ne kemi forcuar kontrollin në kufirin Bjellorusi-Ukrainë. Për më tepër, ne kemi vendosur njësi shtesë ushtarake në zonë,” tha Lukashenko gjatë një takimi sigurie, siç raportohet nga agjencia shtetërore e lajmeve Belta.

Javën e kaluar, Lukashenko tha se Bjellorusia ka kapur disa dronë luftarakë të dyshuar ukrainas në territorin e saj, ndërsa disa prej tyre janë shkatërruar nga forcat ruse në hapësirën ajrore ruse.

Presidenti bjellorus i cilësoi këto incidente si provokime, duke paralajmëruar se nuk do të “mbesin pa përgjigje”.

Ministri bjellorus i Mbrojtjes Viktor Khrenin tha se Lukashenko kishte urdhëruar forcimin e dislokimeve të trupave në drejtimet taktike Gomel dhe Mazyr në Bjellorusinë jugore, ku vendi kufizohet me Ukrainën./abcnews.al