Vrasja e liderit të Hamasit/ Irani: Do të përgjigjemi në kohën dhe vendin e duhur

Thirrjet për hakmarrje du dëgjuan në ceremoninë e varrimit në Teheran për liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, i vrarë të mërkurën në një sulm në Iran, për të cilin fajësohet Izraeli. Figura e lartë e Hamasit, Khalil al-Hayya, shefi i marrëdhënieve me jashtë të grupit terrorist, zotohet se “Slogani i Ismail Haniyeh, “Ne nuk do [...]Read More...

Vrasja e liderit të Hamasit/ Irani: Do të përgjigjemi në kohën dhe vendin e duhur

Thirrjet për hakmarrje du dëgjuan në ceremoninë e varrimit në Teheran për liderin e Hamasit, Ismail Haniyeh, i vrarë të mërkurën në një sulm në Iran, për të cilin fajësohet Izraeli.

Figura e lartë e Hamasit, Khalil al-Hayya, shefi i marrëdhënieve me jashtë të grupit terrorist, zotohet se “Slogani i Ismail Haniyeh, “Ne nuk do ta njohim Izraelin”, do të mbetet një slogan i pavdekshëm” dhe “ne do ta ndjekim Izraelin derisa të çrrënjoset nga toka e Palestina.”

Kryetari konservator i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Galibaf thotë se Irani “me siguri do të zbatojë urdhrin e liderit suprem për t’u hakmarrë për Haniyeh”.