Rriten aksionet e kompanisë mediatike të Trump pas atentatit në Pensilvani

Trump Media & Technology Group (TMTG) – kompania mëmë e platformës së mediave sociale të Donald Trump, Truth Social – ka pësuar një rritje prej 67% në çmimin e aksioneve të saj pas atentatit të së shtunës. Donald Trump është aksioneri më i madh, duke zotëruar 65% të kompanisë. Kompania ka një vlerë prej rreth [...]Read More...

Rriten aksionet e kompanisë mediatike të Trump pas atentatit në Pensilvani

Trump Media & Technology Group (TMTG) – kompania mëmë e platformës së mediave sociale të Donald Trump, Truth Social – ka pësuar një rritje prej 67% në çmimin e aksioneve të saj pas atentatit të së shtunës.

Donald Trump është aksioneri më i madh, duke zotëruar 65% të kompanisë. Kompania ka një vlerë prej rreth 3.8 miliardë dollarë, shkruan BBC.

Aksionet e TMTG janë rritur këtë vit – nxitur nga tregtarët që kanë vënë baste për fitoren e Trump në zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit në SHBA./abcnews.al