Fushata e Trumpit pretendon se është hakuar dhe fajëson Iranin

Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan për president, ka thënë të shtunën se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident. Fushata e Trumpit ka përmendur armiqësitë e kaluara në mes të Trumpit dhe Iranit, kur e ka fajësuar Teheranin, mirëpo nuk ka ofruar ndonjë dëshmi konkrete [...]Read More...

Fushata e Trumpit pretendon se është hakuar dhe fajëson Iranin

Fushata presidenciale e Donald Trumpit, kandidatit republikan për president, ka thënë të shtunën se disa komunikime të brendshme i janë hakuar dhe ka fajësuar Qeverinë iraniane për këtë incident.

Fushata e Trumpit ka përmendur armiqësitë e kaluara në mes të Trumpit dhe Iranit, kur e ka fajësuar Teheranin, mirëpo nuk ka ofruar ndonjë dëshmi konkrete se iranianët janë mbrapa.

Ekipi i fushatës së Trumpit e ka lëshuar një deklaratë, pak pasi e përditshmja Politico ka raportuar se ka nisur të pranojë emaila në korrik prej një burimi anonim, që i ka ofruar dokumente autentike prej operacioneve të fushatës së Trumpit, përfshirë një raport për kandidatin e republikanëve për nënpresident, J.D.Vance dhe “dobësitë e tij të mundshme”.

“Këto dokumente janë siguruar ilegalisht prej burimeve të huaja armiqësore ndaj Shteteve të Bashkuara, që kanë qëllim ndërhyrjen në zgjedhjet e vitit 2024 dhe krijimin e kaosit brenda procesit tonë demokratik”, ka thënë zëdhënësi i fushatës së Trumpit, Steven Cheung, përmes një deklarate.