Ministri i Infrastrukturës thotë se nuk ka arsye për të mos u hapur Ura e Ibrit

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, është shprehur se nuk ka asnjë arsye që ura mbi lumin Ibër të mos hapet. “Ajo është çështje politike, në të cilën ne si ministri jemi të përfshirë në aspektin teknik të saj. Sa i përket aspektit teknik, është bërë shqyrtimi teknik i urës dhe mbetet të marrim […] The post Ministri i Infrastrukturës thotë se nuk ka arsye për të mos u hapur Ura e Ibrit appeared first on Albinfo.

Ministri i Infrastrukturës thotë se nuk ka arsye për të mos u hapur Ura e Ibrit

Ministri i Infrastrukturës në Kosovë, Liburn Aliu, është shprehur se nuk ka asnjë arsye që ura mbi lumin Ibër të mos hapet.

“Ajo është çështje politike, në të cilën ne si ministri jemi të përfshirë në aspektin teknik të saj. Sa i përket aspektit teknik, është bërë shqyrtimi teknik i urës dhe mbetet të marrim përgjigje. Unë mendoj që në aspektin teknik është, po flas paraprakisht nuk shohim që ka ndonjë problem, por megjithatë shqyrtimet do të japin rezultatet e veta në aspektin teknik të funksionimit të urës. Marrëveshja politike ekziston shumë herë dhe është dashur të hapet. Nuk ka ndonjë arsye të mos hapet, urat bashkojnë njerëzit”, thotë Aliu.

Të enjten, Ministria e Infrastrukturës ka kryer testimet e fundit për stabilitetin e urës, derisa tash është në pritje të raportit final mbi qëndrueshmërinë e saj.

 

The post Ministri i Infrastrukturës thotë se nuk ka arsye për të mos u hapur Ura e Ibrit appeared first on Albinfo.