Mashtroi kosovarët për terminë për viza pune në Gjermani, arrestohet e dyshuara

Arrestimi i një gruaje për mashtrim me termine për viza pune, policia: Të lajmërohen viktimat The post Mashtroi kosovarët për terminë për viza pune në Gjermani, arrestohet e dyshuara appeared first on Albinfo.

Mashtroi kosovarët për terminë për viza pune në Gjermani, arrestohet e dyshuara

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë të mashtruar për termine për viza pune jashtë vendit, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, përcjell albinfo.ch.

Kjo vjen pasi policia e ka arrestuar mbrëmë një të dyshuar për veprën penale mashtrim, duke u marrë së paku nëntë personave shuma të ndryshme parash, duke u premtuar termine për viza pune.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim të policisë.

 

The post Mashtroi kosovarët për terminë për viza pune në Gjermani, arrestohet e dyshuara appeared first on Albinfo.