Të gjitha partitë politike i përgjigjen pozitivisht Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte iu ka dërguar partive politike në vend letër për takim. Ky takim do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me të marrë këtë letër, partitë politike u përgjigjen pozitivisht. Takimi i presidentes me partitë politike do të mbahet nesër, […] The post Të gjitha partitë politike i përgjigjen pozitivisht Osmanit appeared first on Albinfo.

Të gjitha partitë politike i përgjigjen pozitivisht Osmanit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së premte iu ka dërguar partive politike në vend letër për takim. Ky takim do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Me të marrë këtë letër, partitë politike u përgjigjen pozitivisht. Takimi i presidentes me partitë politike do të mbahet nesër, (më 31 korrik 2024), në orën 14:00, përcjell albinfo.ch.

Deputeti i VV-së, Armend Muja, është shprehur se do të marrin pjesë në takimin me presidenten Vjosa Osmani për vendosjen e një date për zgjedhjet e reja dhe nuk beson se do të krijohet ndonjë krizë parlamentare.

Po ashtu ditë më parë sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve të rregullta. Çitaku ka thënë se kjo ftesë nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut e ka konfirmuar edhe LDK-ja.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar këtë të martë zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemajli.

“Mund t’ ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, ka thënë Xhemajli.

 

The post Të gjitha partitë politike i përgjigjen pozitivisht Osmanit appeared first on Albinfo.