Tentativa për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës, Trump përballet me një akt akuzë të re

Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja kundër ish-presidentit Donald Trump për përpjekjet e tij të supozuara për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 pasi humbi ndaj Joe Biden. Ata janë në përgjigje të një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA muajin e kaluar që tha se presidentët gëzojnë imunitet të gjerë nga [...]Read More...

Tentativa për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të 2020-ës, Trump përballet me një akt akuzë të re

Prokurorët amerikanë kanë ngritur akuza të reja kundër ish-presidentit Donald Trump për përpjekjet e tij të supozuara për të ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2020 pasi humbi ndaj Joe Biden.

Ata janë në përgjigje të një vendimi të Gjykatës së Lartë të SHBA muajin e kaluar që tha se presidentët gëzojnë imunitet të gjerë nga ndjekja penale për akte zyrtare gjatë kohës që janë në detyrë.

Aktakuza e rishikuar parashtron të njëjtat katër akuza penale kundër Trump, por ato tani lidhen me statusin e tij si një kandidat politik dhe jo me një president në detyrë.

Trump ka mohuar akuzat për ndërhyrje në zgjedhje, megjithëse ai ka vazhduar me pretendimin e tij, pa prova, se ka pasur mashtrim të gjerë të votuesveë në zgjedhjet e vitit 2020.

Aktakuza e re, e ngritur nga Këshilltari Special i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, lë në fuqi katër krimet për të cilat akuzohet Trump: Komploti për të mashtruar

SHBA-në, komplot për të penguar një procedim zyrtar, përpjekje për të penguar një procedim zyrtar dhe komplot kundër të drejtave.

Trump tha në një postim në Truth Social se aktakuza e re ishte “një përpjekje për të ringjallur një gjueti shtrigash “të vdekur” dhe “të shkëpuste popullin amerikan” nga zgjedhjet.

Udhëheqësi republikan shtoi më pas se aktakuza e re është një “farsë që shoqja Kamala Harris po e shtyn në mënyrë aktive”./abcnews.al