Kremlini: Nuk ka asnjë kontakt mes Putinit dhe Trumpit pas atentatit

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka qenë në kontakt dhe nuk ka në plan të komunikojë me Donald Trump pas atentatit të fundit ndaj ish-presidentit amerikan, tha Kremlini këtë të hënë. “Jo, Trump nuk është kontaktuar dhe nuk janë planifikuar kontakte”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë shtypi në Moskë. Peskov tha [...]Read More...

Kremlini: Nuk ka asnjë kontakt mes Putinit dhe Trumpit pas atentatit

Presidenti rus Vladimir Putin nuk ka qenë në kontakt dhe nuk ka në plan të komunikojë me Donald Trump pas atentatit të fundit ndaj ish-presidentit amerikan, tha Kremlini këtë të hënë.

“Jo, Trump nuk është kontaktuar dhe nuk janë planifikuar kontakte”, tha zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov në një konferencë shtypi në Moskë. Peskov tha gjithashtu se autoritetet ruse e dënuan sulmin dhe kundërshtuan çdo manifestim të dhunës në politikë.

Trump u qëllua gjatë një mitingu në Pensilvani të shtunën. Personi i armatosur, Thomas Mattheë Crooks, 20 vjeç, u qëllua dhe u vra nga Shërbimi Sekret sapo u identifikua.

I pyetur nëse masat e sigurisë për Putinin ishin forcuar pas incidenteve të fundit, duke përfshirë atentatin ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, Peskov tha se siguria ishte “rritur në mënyrë të kuptueshme pavarësisht nga incidentet e përmendura”.

/abcnews.al