Zelensky: Kursk nuk është një kartë për dialog me Moskën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Kursku, rajoni rus në ofensivë, nuk është një kartë për dialog me Moskën. “Disa thonë për zonën tampon të krijuar me ofensivën në Kursk se do ta luajmë si një kartë dialogu. Çfarë dialogu? Unë do t’ju them kush e thotë: është Putin. Ne nuk po luajmë asnjë kartë.”, [...]Read More...

Zelensky: Kursk nuk është një kartë për dialog me Moskën

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky thotë se Kursku, rajoni rus në ofensivë, nuk është një kartë për dialog me Moskën.

“Disa thonë për zonën tampon të krijuar me ofensivën në Kursk se do ta luajmë si një kartë dialogu. Çfarë dialogu? Unë do t’ju them kush e thotë: është Putin. Ne nuk po luajmë asnjë kartë.”, tha Zelensky.

“Ka disa rezultate të këtij operacioni, por nuk mund të flas për të gjitha. Para së gjithash, fondi i shkëmbimit të ‘POë’ është diçka për të cilën mund të flasim hapur dhe është duke u rimbushur. Rezultati i dytë është ndërprerja e operacionit rus në veri me një goditje parandaluese. Ne e kemi përmbushur këtë detyrë. Para së gjithash, unë jam shumë pozitiv për operacionin në Kursk”, shtoi Zelensky.

“Ne parandaluam rrethimin e një pjese të rajonit Sumy dhe dëshirën ruse për të pushtuar kryeqytetin e rajonit, qytetin Sumy. Ne jemi shumë të hapur me partnerët tanë. Ne folëm se si po ecim diplomatikisht drejt një paqeje të drejtë dhe përfundimit të luftës dhe i ftuam të gjithë në platformën e Formulës së Paqes”, theksoi Zelensky./abcnews.al