Arkitekti shqiptar që transformoi ndërtimin e inxhinierit të famshëm zviceran, Heinz Isler

Marché – Deitingen Süd është një pikë, të cilën shumë prej nesh nuk e kanë pasur mundësinë për ta parë në autostradën A1, nga Solothurn drejt Cyrihut. Pjesë e brendit të mirënjohur Marche dhe një pikë historike e projektuar nga inxhinieri struktural i famshëm zviceran, Heinz Isler, tashmë është renovuar dhe ridizajnuar nga kompania e  […] The post Arkitekti shqiptar që transformoi ndërtimin e inxhinierit të famshëm zviceran, Heinz Isler appeared first on Albinfo.

Arkitekti shqiptar që transformoi ndërtimin e inxhinierit të famshëm zviceran, Heinz Isler

Marché – Deitingen Süd është një pikë, të cilën shumë prej nesh nuk e kanë pasur mundësinë për ta parë në autostradën A1, nga Solothurn drejt Cyrihut. Pjesë e brendit të mirënjohur Marche dhe një pikë historike e projektuar nga inxhinieri struktural i famshëm zviceran, Heinz Isler, tashmë është renovuar dhe ridizajnuar nga kompania e  arkitektit të brendshëm shqiptar, Arbër Marniku – GALA Design. Arbëri, i lindur në Pejë dhe i rritur në Zvicër, ka ndërtuar një karrierë të pasur me Gala Design në fushën e arkitekturës dhe interierit të brendshëm, duke realizuar projekte që kanë tërhequr vëmendje dhe admirim në Zvicër dhe përtej.

albinfo.ch
albinfo.ch
albinfo.ch

Marché është një nga projektet më të spikatura të Arbërit. E ndërtuar fillimisht në vitin 1968, kjo pikë është simbol i inovacionit inxhinierik dhe vizionit arkitektonik që përfaqëson një moment historik në historikun e autostradës zviceriane. GALA Design pati nderin të revitalizojë këtë vend historik në mes të vitit 2023 dhe 2024, duke ruajtur dizajnin ikonik të Isler dhe duke shtuar elemente moderne për të përmirësuar funksionalitetin dhe estetikën. Ky projekt nuk ishte vetëm një sfidë arkitektonike, por edhe një përgjegjësi e madhe për të ruajtur dhe përmirësuar trashëgiminë e një figure të tillë të rëndësishme në inxhinierinë strukturore. Kjo përfshiu rinovimin e plotë të ndërtesës nën harqet e betonit dhe modernizimin e infrastrukturës teknike, duke siguruar që trashëgimia e Isler të mbetet e paprekur dhe funksionale për brezat e ardhshëm. Me një qasje të kujdesshme dhe një vizion të qartë, Arbëri dhe ekipi i tij arritën të krijojnë një hapësirë që respekton të kaluarën, por edhe sjell një frymë të re moderne.

Por, GALA Design nuk është thjesht një kompani e dizajnit të brendshëm; është një shembull i suksesit të diasporës shqiptare në fushën e biznesit dhe krijimtarisë. Me zyrët e saja në zemër të Cyrih-ut,  Arbër Marniku ka ndërtuar një ekip të talentuar dhe të përkushtuar, i cili punon me pasion dhe përkushtim për të ofruar projekte që tejkalojnë pritshmëritë e klientëve. Nga dizajnimi i përvojës së klientit deri te definimi i funksionalitetit për përdoruesin përfundimtar, ekipi i GALA Design krenohet me krijimin e hapësirave që pasqyrojnë nevojat e klientit, duke ndjekur tendencat më të fundit. Kompania ofron një gamë të gjerë shërbimesh që përfshijnë konsulencën dhe strategjinë, dizajnin dhe planifikimin, si dhe menaxhimin e procesit të ndërtimit. Përmes këtyre shërbimeve të arkitekturës së brendshme ju mund të transformoni hapësirat e zyrave, dyqaneve, restoranteve dhe objekteve të tjera në ambiente jo vetëm funksionale dhe estetike, por të përshtatura për nevojat tuaja apo të biznesit tuaj.

Përveç projektit të Marche – Deitingen Süd, GALA Design ka realizuar edhe një sërë projektesh të tjera të suksesshme në Zvicër dhe përtej. Një ndër ta është edhe Negishi Sushi Bar në Basel, një destinacion shumë i njohur dhe i preferuar për adhuruesit e kuzhinës japoneze. Dizajni i ri i brendshëm ka sjellë një atmosferë të freskët dhe të sofistikuar, duke kombinuar elemente tradicionale me një stil modern.

Historia e tij tregon se me punë të palodhur, përkushtim dhe një vizion të qartë, mund të arrish majat e suksesit. Për më shumë rreth punës dhe projekteve të GALA Design, mund të vizitoni faqen e tyre zyrtare www.galadesign.ch.

 

The post Arkitekti shqiptar që transformoi ndërtimin e inxhinierit të famshëm zviceran, Heinz Isler appeared first on Albinfo.