Tajlandë, gjykata vendos shpërbërjen e partisë kryesore opozitare

Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Partisë Progresive ‘Ecni Përpara’, e cila fitoi zgjedhjet kombëtare në vitin 2023, por mbeti në opozitë, pasi nuk iu lejua të zgjidhte kryeministrin. Gjykata thotë se kjo parti shkeli kushtetutën duke propozuar ndryshimin e ligjit që ndalon kritikat ndaj familjes mbretërore të vendit. Qeveria amerikane u shpreh sot [...]Read More...

Tajlandë, gjykata vendos shpërbërjen e partisë kryesore opozitare

Gjykata Kushtetuese në Tajlandë urdhëroi shpërbërjen e Partisë Progresive ‘Ecni Përpara’, e cila fitoi zgjedhjet kombëtare në vitin 2023, por mbeti në opozitë, pasi nuk iu lejua të zgjidhte kryeministrin. Gjykata thotë se kjo parti shkeli kushtetutën duke propozuar ndryshimin e ligjit që ndalon kritikat ndaj familjes mbretërore të vendit. Qeveria amerikane u shpreh sot (të mërkurën) e shqetësuar nga vendimi duke thënë se ai bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike.

“Gjykata Kushtetuese vendosi unanimisht të shpërndajë partinë ‘Ecni Përpara’, në përputhje me rregulloret kushtetuese…”

Ky vendim i gjykatës tronditi përkrahësit e partisë opozitare pas përpjekjeve të saj për të ndryshuar ligjin që nuk lejon kritikat ndaj familjes mbretërore.

Para gjashtë muajsh, kjo gjykatë bllokoi një nismë për të ndryshuar ligjin duke e quajtur atë anti-kushtetuese. Vendimi i sotëm shpërbën partinë që udhëhoqi përpjekjet për të ndryshuar ligjin për fyerjen e familjes mbretërore. Vendimi i të mërkurës gjithashtu u ndalon udhëheqësve kryesorë të partisë aktivitetin politik për një dekadë.

“Jam krenar për atë që unë dhe kolegët e mi kemi arritur të bëjmë. Unë nuk jam penduar për mënyrën se si e kam bërë punën time. Unë do të sigurohem që t’ia kaloj stafetën udhëheqësve të brezit të ardhshëm”, tha ish kryetari i partisë Pita Limjaroenrat.

Ai u zotua të vazhdojë angazhimin për reforma, por jo si politikan, ndërsa njoftoi se kolegët e partisë së shpërbërë do të themelojnë një parti të re brenda pak ditësh.

Shpërbërja e partisë opozitare, e cila fitoi shumicën në zgjedhjet e vitit 2023, është një kthim prapa për partitë kryesore në Tajlandë që janë përfshirë në një betejë prej dy dekadash për pushtet. Kjo betejë po zhvillohet kundër një koalicioni konservatorësh me ndikim, familjeve që kanë mbledhur pasuri për disa breza (old money families?) dhe ushtrisë që mbështetë familjen mbretërore.

Mbështetësit e partisë u panë me lot në sy ndërsa shikonin ekranin televiziv në selinë e partisë ku shiheshin anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duke dhënë vendimin.

“Sot erdha të mbështes Partinë ‘Ecni Përpara’. Nuk di çfarë t’i them Gjykatës Kushtetuese. Kam mbetur pa fjalë”, tha Therameet Jaiyabood, një nga mbështetësit e partisë opozitare.

“Kemi arritur në një situatë të pashpresë. Sikur nuk kemi asnjë mbështetje”, thotë Sirinapa Veillet, votuese e partisë ‘Ecni Përpara’.

Partia ‘Ecni Përpara’ nuk ishte në gjendje të formonte qeverinë, pasi fitoi zgjedhjet vitin e kaluar, sepse anëtarët e Senatit, në atë kohë një organ konservator i emëruar nga ushtria, refuzoi të mbështeste kandidatin e saj për kryeministër.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Tajlandës…”, tha përmes një deklarate zëdhënësi i Departmantit të Shtetit, Mathew Miller.

“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese rrezikon përparimin demokratik të Tajlandës dhe bie ndesh me aspiratat e popullit tajlandez për një të ardhme demokratike”, thuhet ndër të tjera në deklaratën e zotit Miller.

Deputetët e partisë ‘Ecni Përpara’ mund të ruajnë mandatin nëse vendosin t’i bashkohen një grupi tjetër parlamentar, me përjashtim të pesë deputetëve që janë në listën e politikanëve që Gjykata u ndaloi aktivitetin politik./VOA