Borrell kundërshton dënimin e gazetarit amerikan: Rusia përdor sistemin për të ndëshkuar gazetarinë

Pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u dënua sot nga Rusia me 16 vjet burgim nën akuzën për spiunazh, Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendim. Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, në një postim në X, tha se “Rusia përdor sistemin e saj ligjor të politizuar për të […]

Borrell kundërshton dënimin e gazetarit amerikan: Rusia përdor sistemin për të ndëshkuar gazetarinë
borrell-kundershton-denimin-e-gazetarit-amerikan:-rusia-perdor-sistemin-per-te-ndeshkuar-gazetarine

borrell-kundershton-denimin-e-gazetarit-amerikan:-rusia-perdor-sistemin-per-te-ndeshkuar-gazetarine

Pasi gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich, u dënua sot nga Rusia me 16 vjet burgim nën akuzën për spiunazh, Bashkimi Evropian e ka kundërshtuar fuqishëm këtë vendim.

Shefi i Politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, në një postim në X, tha se “Rusia përdor sistemin e saj ligjor të politizuar për të ndëshkuar gazetarinë”.

Gershkovich, u arrestua në mars 2023 teksa ishte në një udhëtim raportues në qytetin e Maleve Ural të Yekaterinburgut dhe u akuzua për spiunazh për ShBA-në. Që nga atëherë ka qenë pas hekurave.

32-vjeçari ishte gazetari i parë amerikan i arrestuar me akuza për spiunazh që nga Nicholas Daniloff në vitin 1986, në kulmin e Luftës së Ftohtë.