Bislimi për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk është vendim i njëanshëm e as çështje e pazgjidhur e dialogut

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjidhur e dialogut, por më tepër është kërkesë kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë. Me anë të një postimi […]

Bislimi për hapjen e Urës së Ibrit: Nuk është vendim i njëanshëm e as çështje e pazgjidhur e dialogut
bislimi-per-hapjen-e-ures-se-ibrit:-nuk-eshte-vendim-i-njeanshem-e-as-ceshtje-e-pazgjidhur-e-dialogut

bislimi-per-hapjen-e-ures-se-ibrit:-nuk-eshte-vendim-i-njeanshem-e-as-ceshtje-e-pazgjidhur-e-dialogut

Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, deklaroi se hapja e Urës së Ibrit në Mitrovicë nuk është vendim i njëanshëm i Qeverisë së Kosovës dhe as çështje e pazgjidhur e dialogut, por më tepër është kërkesë kryesore e marrëveshjes së ndërmjetësuar nga BE-ja mes Kosovës dhe Serbisë.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në platformën X, ai tutje shprehet se për më tepër, plani implementues i BE-së i datës 5 gusht 2016 e konsideron hapjen e urës si “Simbol i normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet serbëve të Kosovës, shqiptarëve të Kosovës dhe komuniteteve të tjera”.

“Raporti i Komisionit për Kosovën 2020 konkludon si vijon: ‘Punimet në urën e Mitrovicës kanë përfunduar dhe ura duhet të hapet për qarkullimin e automjeteve pa vonesa apo pengesa të mëtejshme’. Ky është formulimi i BE-së, por marrëveshja është arritur mes Kosovës dhe Serbisë”, sqaron Bislimi.

Tutje ai shprehet se në udhëtimin e tij të fundit në Kosovë, më 19 qershor, kur diskutoi për urën e Mitrovicës, Lajçak deklaroi se nëse Kosova nuk preferon ta diskutojë përsëri këtë çështje në Bruksel, ai rekomandon diskutime të brendshme me serbët vendas në veri për implikimet e mundshme të sigurisë dhe shqetësimet e tyre që lidhen me këtë çështje.

 

“Partnerët e QUINT-it shtuan kërkesën për inspektime teknike. Ne i kemi ndjekur të dyja rekomandimet. Tani BE-ja po kërcënon Kosovën në rast se ajo zbaton marrëveshjen e ndërmjetësuar nga BE dhe rekomandimet shtesë. Ne besojmë fuqishëm se BE-ja promovon më shumë liri të lëvizjes dhe më pak kufij apo mure ndërmjet etnive të ndryshme”, përfundoi postimin e tij zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.