Borrell: Mbështes kryeministrin libanez për t’i dhënë fund luftës

Josep Borrell, nënkryetar i Komisionit Evropian ka mbështetur kryeministrin e Libanit në thirrjen e tij për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 1701 të OKB-së. Në detaje ai u shpreh se: “Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë. Unë mbështes thirrjen e kryeministrit libanez Mikati për zbatimin [...]Read More...

Borrell: Mbështes kryeministrin libanez për t’i dhënë fund luftës

Josep Borrell, nënkryetar i Komisionit Evropian ka mbështetur kryeministrin e Libanit në thirrjen e tij për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 1701 të OKB-së.

Në detaje ai u shpreh se:

“Situata në Lindjen e Mesme ka arritur një nivel kritik rreziku, për rajonin dhe më gjerë. Unë mbështes thirrjen e kryeministrit libanez Mikati për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 1701 të OKB-së, përveç armëpushimit të nevojshëm në Gaza, për të shmangur rrezikun e përgjithësimit të luftës”.

Çfarë është Rezoluta 1701?

Rezoluta 1701, e cila u miratua nga Këshilli i Sigurimit në vitin 2006, kishte për qëllim t’i jepte fund luftës së atij viti midis Izraelit dhe Hezbollahut. Ai bën thirrje për përfundimin e armiqësive, tërheqjen e forcave izraelite nga Libani dhe krijimin e një zone të çmilitarizuar./abcnews.al