Brazili pret që më shumë se 100 vende të mbështesin aleancën kundër urisë

Më shumë se 100 vende pritet të mbështesin një aleancë globale kundër urisë të propozuar nga Brazili për të luftuar problemin e numrit në rritje të njerëzve të uritur në botë, tha këtë të premte Ministri brazilian i Zhvillimit Social, Welington Diaz. Ai i tha Reuters në një intervistë se do të udhëtojë në Kombet [...]Read More...

Brazili pret që më shumë se 100 vende të mbështesin aleancën kundër urisë

Më shumë se 100 vende pritet të mbështesin një aleancë globale kundër urisë të propozuar nga Brazili për të luftuar problemin e numrit në rritje të njerëzve të uritur në botë, tha këtë të premte Ministri brazilian i Zhvillimit Social, Welington Diaz.

Ai i tha Reuters në një intervistë se do të udhëtojë në Kombet e Bashkuara javën e ardhshme për të promovuar aleancën, nisma e Presidentit Luiz Inácio Lula da Silva për të ulur varfërinë në Brazil dhe në mbarë botën. Që kur Lula da Silva mori detyrën vitin e kaluar, Brazili ka bërë hapa përpara në reduktimin e pasigurisë ushqimore dhe varfërisë në ekonominë më të madhe të Amerikës Latine, tha Diaz.

Brazili pret mbështetje të konsiderueshme për iniciativën nga G20 (grupi i 19 vendeve më të zhvilluara në botë dhe Bashkimi Evropian), të cilin vendi i Amerikës së Jugut kryeson këtë vit. Nisja zyrtare e të ashtuquajturës Aleancë Globale kundër Urisë dhe Varfërisë është planifikuar për samitin e G20 në Rio de Zhaneiro në nëntor, por të gjitha pyetjet në lidhje me tekstin e marrëveshjes janë zgjidhur plotësisht, shtoi Diaz.

Aleanca synon të krijojë mekanizma për shpërndarjen efikase të burimeve financiare dhe të njohurive. Qëllimi i tij është të heqë të gjitha vendet nga harta e urisë nga Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë (FAO) deri në vitin 2030./abcnews.al