Bunjaku-Rexhepi: Rritja e shtesave është mashtrim tipik i Kurtit, ka dështuar në projekte kapitale tashmë po shpërndanë para për “vitra”

Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e shtesave për fëmijët prej 10 eurosh. Bunjaku-Rexhepi thotë se paranë publikë pushteti aktual po e shpërndanë për vitra. “Dështimi i mosplanifikimit të parasë publike, ato mjete janë të taksapaguesve tanë. Qeveria më shumë po i shpërndan për […]

Bunjaku-Rexhepi: Rritja e shtesave është mashtrim tipik i Kurtit, ka dështuar në projekte kapitale tashmë po shpërndanë para për “vitra”
bunjaku-rexhepi:-rritja-e-shtesave-eshte-mashtrim-tipik-i-kurtit,-ka-deshtuar-ne-projekte-kapitale-tashme-po-shperndane-para-per-“vitra”

bunjaku-rexhepi:-rritja-e-shtesave-eshte-mashtrim-tipik-i-kurtit,-ka-deshtuar-ne-projekte-kapitale-tashme-po-shperndane-para-per-“vitra”


Anëtarja në Komisionin për Ekonomi nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi, ka kritikuar Qeverinë Kurti për rritjen e shtesave për fëmijët prej 10 eurosh.

Bunjaku-Rexhepi thotë se paranë publikë pushteti aktual po e shpërndanë për vitra.

“Dështimi i mosplanifikimit të parasë publike, ato mjete janë të taksapaguesve tanë. Qeveria më shumë po i shpërndan për vitra se sa për zhvillim ekonomik, për hapje të reja të vendeve të punës. Investimet kapitale janë më të ulëta prej pas luftës dhe qytetarët paguajnë taksa të cilët e mendojnë dhe e meritojnë me i kthyer në investime kapitale”, thotë ajo.

Rritjen e shtesave e ka vlerësuar si mashtrim të Kurtit për ti fituar sërish votat në zgjedhjet e ardhshme, thotë deputetja Bunjaku-Rexhepi.

“Mjetet në buxhet po i shpenzon për me i rritë shtesat e fëmijëve, ky është mashtrim tipik i Kurtit karshi qytetarëve për me ua marrë edhe njëherë votat për mandatin e ardhshëm”, deklaroi ajo. /FrontOnline/