Zyrtari i LDK-së: Qeveria Kurti dëshiron t’i kontrollojë mediat dhe gjyqsorin, presidentja mund të mos i dekretojë ligjet

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje sot e ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës kur ka vendosur të miratojë ligjet për KPM-në dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës. Hamiti ka thënë se pushteti i Kurtit dëshiron hapur që t’i vendosë nën kontroll gjyqësorin dhe mediat . Zyrtari i LDK-së […]

Zyrtari i LDK-së: Qeveria Kurti dëshiron t’i kontrollojë mediat dhe gjyqsorin, presidentja mund të mos i dekretojë ligjet
zyrtari-i-ldk-se:-qeveria-kurti-deshiron-t’i-kontrolloje-mediat-dhe-gjyqsorin,-presidentja-mund-te-mos-i-dekretoje-ligjet

zyrtari-i-ldk-se:-qeveria-kurti-deshiron-t’i-kontrolloje-mediat-dhe-gjyqsorin,-presidentja-mund-te-mos-i-dekretoje-ligjet

Zyrtari i LDK-së, Muhamet Hamiti, ka thënë se Qeveria e Lëvizjes Vetëvendosje sot e ka shkelur dy herë Kushtetutën e Kosovës kur ka vendosur të miratojë ligjet për KPM-në dhe Këshillin Prokurorial të Kosovës.

Hamiti ka thënë se pushteti i Kurtit dëshiron hapur që t’i vendosë nën kontroll gjyqësorin dhe mediat .

Zyrtari i LDK-së ka thënë se presidentja Osmani mund të mos i dekretojë ligjet e sotme, nëse vendos të mos rreshtohet me Qeverinë Kurti.

Reagimi i plotë:

Për një ditë, sot, dy shkelje të Kushtetutës së Kosovës nga Qeveria e Vetëvendosjes. Në vazhdën e shkeljes serike të Kushtetutës, siç e ka dëshmuar Gjykata Kushtetuese shumë herë. Është i qartë synimi i  Qeverisë Kurti për t’i vënë nën kontroll gjyqësorin dhe median e Kosovës. Pushtetin absolut e do kjo kastë politike.

Presidentja Osmani mund të mos i dekretojë ligjet e sotme, nëse vendos të mos rreshtohet me Kryeministrin Kurti.