Caktohet paneli në Speciale për kërkesën e Shalës lidhur me paraburgimin

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me vendimin e mëparshëm ishte hedhur poshtë kërkesa e të akuzuarit për […]

Caktohet paneli në Speciale për kërkesën e Shalës lidhur me paraburgimin
caktohet-paneli-ne-speciale-per-kerkesen-e-shales-lidhur-me-paraburgimin

caktohet-paneli-ne-speciale-per-kerkesen-e-shales-lidhur-me-paraburgimin

Kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, e ka caktuar Panelin e Gjykatës Supreme për të vendosur mbi kërkesën e Haxhi Shalës për rishqyrtimin e vendimit të mëparshëm të Gjykatës Supreme më 9 shtator 2024.

Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se me vendimin e mëparshëm ishte hedhur poshtë kërkesa e të akuzuarit për mbrojtjen e ligjshmërisë lidhur me mbajtjen e tij në paraburgim.

Paneli i njëjtë, i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (kryesuese), Kristinë van den Vijngart dhe Daniel Fransen, do të vendosë lidhur me kërkesën më të fundit.