Opozita thotë se Gërvalla dështoi me diplomaci, tash po brengoset për fatin e kundërshtarëve politik në zgjedhje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sivjet nuk ka zgjedhje parlamentare në Kosovë. Gërvalla ka theksuar se opozita është e vetëdijshme që humbja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë më fatale se ato të kaluarat për ta. “Prandaj nuk ka zgjedhje as në shtator dhe ato do të […]

Opozita thotë se Gërvalla dështoi me diplomaci, tash po brengoset për fatin e kundërshtarëve politik në zgjedhje
opozita-thote-se-gervalla-deshtoi-me-diplomaci,-tash-po-brengoset-per-fatin-e-kundershtareve-politik-ne-zgjedhje

opozita-thote-se-gervalla-deshtoi-me-diplomaci,-tash-po-brengoset-per-fatin-e-kundershtareve-politik-ne-zgjedhje

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se sivjet nuk ka zgjedhje parlamentare në Kosovë.

Gërvalla ka theksuar se opozita është e vetëdijshme që humbja e zgjedhjeve të ardhshme do të jetë më fatale se ato të kaluarat për ta.

“Prandaj nuk ka zgjedhje as në shtator dhe ato do të mbahen në afatin e rregullt, pra në shkurt të vitit të ardhshëm. Vjeshta do të jetë pak më e nxehtë politikisht seç ka qenë vera, sepse do të tregojmë edhe ne pak më tepër seç kemi bërë deri më tash, e para arritjet tona, e dyta vizionin tonë dhe e treta që duhet të përgatitemi për zgjedhje”, ka thënë Gërvalla.

Këto deklarata të ministres opozita deklarohet për Front Online duke thënë se Gërvalla ka dështuar në diplomaci dhe andaj po merret tani me opozitën. Ata besojnë se rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme do të jenë në favor të tyre.

Muhaxheri: Ministrja Gërvalla ka nisë me qitë fall për fatin e opozitës

Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja thotë për “Front Online”  se deklaratat e ministres Gërvalla se opozita do të ketë humbje fatale do të jenë të sakta aq sa premtimet e saj për njohje të reja për Republikën e Kosovës.

Ai thotë se meqë nuk po i shkon diplomacia ministres së Punëve të Jashtme, ajo po brengoset për fatin e opozitës.

“Ministrja Gërvalla po ja qëllon shumë. Ja qëllon qysh ja ka qellu për njohjet që kem me i pas si Republikë e Kosovës e krejt gjërat tjera që i ka deklaru, e që është treguar shumë “efikase”, me siguri edhe tash kur spo i shkon diplomacia koka kthy me qelë fall për opozitën, edhe me u brengos për fatin e opozitës”, tha ai.

Muhaxheri thotë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje dhe sipas tij, rezultatet do të jenë në favor të tyre.

“Ne si LDK jemi të përgatitur për çdo moment për zgjedhje dhe jemi të sigurtë që ka me qenë rezultati në favor të partisë sonë”, tha Muhaxheri për Front Online.

Beqa: I bindur që Qeveria aktuale do të pësoj debakël në zgjedhjet e ardhshme, PDK do ketë rezultate

Deputeti nga radhaët e PDK-së, Hajdar Beqa thotë për “Front Online” se deklaratat e ministres Gërvalla se opozita do të ketë humbje fatale në zgjedhje nuk i merr seriozisht, pasi sipas tij, ajo i përket një subjekti politik që në sondazhe nuk kanë as 1% të fituara.

“Sa i përket deklaratës së ministres Gërvalla nuk e kisha marrë fare seriozisht sepse vetë ministrja e Jashtme nuk është serioze. Donika i përket një partie, një subjekti politik e cila të gjitha sondazhet nuk e qesin 1% dhe nuk ki çka me potencu një subjekt politik të tillë, kurse PDK është i vetmi subjekt politik që kemi kërkuar të mbahen zgjedhjet duke u bazuar në kërkesën e qytetarëve” , tha deputeti.

Beqa thotë se ministrja Gërvalla ka dështuar në misionin e saj si ministre, pasi nuk ka asnjë sukses në diplomaci.

“Gërvalla ka deshtuar në misionin e saj si ministre, nuk ka pas asnjë sukses në diplomaci, përkundrazi i ka mbyllur ambasadat, aktivitetet në to, nuk ka përfaqësim dinjitoz edhe pse Kosova ka kuadro të mjaftueshëm. I kemi parë që në shumë ambasada kemi ushtrues detyre, diku kanë shumë staf, nuk kanë kushte as për ta përfaqësuar dinjitetshëm Republikën e Kosovës”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë duke u bazuar në punën dhe mossuksesin e qeverisë aktuale  që me të vërtetë do të dështojnë dhe do të kenë rezultate debakël nga këto zgjedhje.
Ai thotë se PDK është e gatshme për zgjedhje dhe presin rezultate në favor të tyre.

“Jam shumë i bindur, duke u bazuar në punën dhe mossuksesin e qeverisë aktuale  që me të vërtetë do të dështojnë dhe do të kenë rezultate debakël nga këto zgjedhje. PDK është e gatshme në çdo kohë për me i mbajtë zgjedhjet dhe presim rezultate shumë të mira në zgjedhjet e ardhshme”, tha Beqa për Front Online.

Lekaj: Ka rënie të mbështetjes qytetare për Qeverinë aktuale gjersa ka rritje të pëlqyeshmërisë për opozitën

Pal Lekaj, deputet nga AAK-ja, thotë për “Front Online” se deklaratat e ministres Gërvalla se opozita do të ketë humbje fatale në zgjedhje, tregon nivelin e paaftësisë së saj për zgjedhjet e ardhshme dhe rangimin e partive politike.

“Deklarata e znj. Gërvalla, një ministre që po mbyll mandatin si Ministre e Jashtme me zero suksese, tregon nivelin e paaftësisë për zgjedhjet e ardhshme dhe rangimin e partive politike”, thotë Lekaj.

Ai thotë se Gërvalla si ministre nuk i ka shërbyer shtetit, si e tillë nuk ka të drejtë morale apo politike të komentojë për zgjedhjet e ardhshme.

“Një ministre që nuk i ka shërbyer si duhet shtetit në pozitën e Ministres së Jashtme, nuk ka të drejtë morale apo politike të komentojë për zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.

Deputeti i AAK-së thotë se ka rënie të madhe të mbështetësve të qeverisë aktuale, gjersa shton se ka rritje të pëlqyeshmërisë për opozitën.

“Pikërisht ministrat e kësaj Qeverie Kurti kanë bërë që qytetarët të kuptojnë realitetin se si mund të qeveriset dhe udhëhiqet shteti nga ky pushtet. Prandaj, jo rastësisht kemi rënie të madhe të mbështetjes për këtë Qeveri në zgjedhje dhe rritje të pëlqyeshmërisë për Opozitën”, theksoi ai.

Lekaj thotë se janë të gatshëm si AAK për zgjedhje dhe presin rezultate të mira pas mbajtjes së zgjedhjeve.

“AAK është në terren, ka komunat që i udhëheq, ka Grupin Parlamentar që ka bërë një punë të mrekullueshme në Kuvendin e Kosovës, dhe ka struktura të mirëorganizuara brenda dhe jashtë vendit në diasporë. Prandaj, ne jemi të gatshëm për zgjedhje dhe presim rezultate shumë të mira në kutitë e votimit”, tha tutje ai.

Në fund ai shtoi se AAK-ja ka ekip dhe vizion të duhur për vendin. “Qytetarët vazhdojnë të mbështesin AAK ne Krye më z. Haradinaj, ekipin dhe vizionin e tij të drejtë e të duhur për vendin”, tha Lekaj për Front Online.