Çfarë dëshironi që të bëhet realitet? Sot dita më e përshtatshme për manifestim

Çdo vit në datën 8 gusht, një ngjarje astrologjike e quajtur “Porta Lions” apo në shqip “Porta e luanit” ndodh në qiell. Astrologët e konsiderojnë këtë një ditë të përshtatshme për manifestim, ose për t’u përqëndruar në atë që dëshironi për ta bërë atë realitet. Charlotte Kirsten, psikologe, e përkufizoi manifestimin si besimin se ju... The post Çfarë dëshironi që të bëhet realitet? Sot dita më e përshtatshme për manifestim appeared first on AfterParty.

Çfarë dëshironi që të bëhet realitet? Sot dita më e përshtatshme për manifestim

Çdo vit në datën 8 gusht, një ngjarje astrologjike e quajtur “Porta Lions” apo në shqip “Porta e luanit” ndodh në qiell.

Astrologët e konsiderojnë këtë një ditë të përshtatshme për manifestim, ose për t’u përqëndruar në atë që dëshironi për ta bërë atë realitet.

Charlotte Kirsten, psikologe, e përkufizoi manifestimin si besimin se ju mund të “krijoni qëllimisht realitetin tuaj nëpërmjet besimeve ose veprimeve model”.

Mendoni për sot si një ditë të rezervuar për praktikën e manifestimit.

Po, çfarë është ‘Porta Lions’?
Kjo dukuri ndodh çdo vit kur një shtrirje e caktuar ndodh në qiell. “Porta e Luanit” shënon shtrirjen e diellit në Luan, yllin Sirius (ylli më i ndritshëm në qiellin e natës), yjësinë Brezi i Orionit dhe Toka.

Brenda astrologjisë, ylli i fiksuar Sirius thuhet se ka cilësitë e gjera të planetit Jupiter dhe dëshirën për t’i bërë ato gjëra të planetit Mars, pra një ditë për manifestim.

Fuqitë e tij janë më të fuqishme më 8 gusht, i cili nga disa njihet si Viti i Ri Galaktik.

Rëndësia e datës (8 gusht ose 8/8) nuk duhet të neglizhohet. Brenda numerologjisë, në të cilën shifrat individuale janë të mbushura me kuptime, numri tetë do të thotë pasuri, fat dhe emocione të mira. Plus, kur kthehet anash, tetë përfaqëson simbolin për pafundësinë. Ai përfaqëson bollëkun, i cili mund të lidhet me atë që po shfaqni.

The post Çfarë dëshironi që të bëhet realitet? Sot dita më e përshtatshme për manifestim appeared first on AfterParty.