Dashuria është në ajër! Endri Prifti konfirmon historinë e dashurisë me gazetaren, Ola Bruko

“Ku ka zë nuk është pa gjë!” Kështu është një fjalë e urtë popullore e cila së fundmi është vërtetuar sërish! Që këngëtari Endri Prifti dhe gazetarja e njohur Ola Bruko janë bashkë, është “vulosur”. Çifti po shijojnë historinë e tyre të dashurisë dhe këtë ka vendosur më në fund ta tregojë vetë Endri. Në [...] The post Dashuria është në ajër! Endri Prifti konfirmon historinë e dashurisë me gazetaren, Ola Bruko appeared first on Kolibri.

Dashuria është në ajër! Endri Prifti konfirmon historinë e dashurisë me gazetaren, Ola Bruko

“Ku ka zë nuk është pa gjë!” Kështu është një fjalë e urtë popullore e cila së fundmi është vërtetuar sërish! Që këngëtari Endri Prifti dhe gazetarja e njohur Ola Bruko janë bashkë, është “vulosur”.

Çifti po shijojnë historinë e tyre të dashurisë dhe këtë ka vendosur më në fund ta tregojë vetë Endri. Në llogarinë e tij në Instagram, korçari i serenatave ka postuar një foto me partneren e tij, Olën.

Përveç një urimi për ndjekësit, foton Endri e ka shoqëruar dhe me disa “emoji” me zemër. E sigurisht në koment edhe gazetarja ia ka kthyer, duke konfirmuar kështu edhe historinë e tyre të dashurisë.

“Nje jave te bukur , me shendet e shume dashuri ju urojme te gjitheve, e di qe eshte e marte”, shkruan ai.

Epo të themi dhe ne të drejtën, “sytë zemra”  na bënë kur i pamë! Si shumë prej ndjekësve e ne s’na mbetet gjë tjetër veçse t’ i urojmë çiftit më të ri jetë të lumtur!

The post Dashuria është në ajër! Endri Prifti konfirmon historinë e dashurisë me gazetaren, Ola Bruko appeared first on Kolibri.