‘Dëgjuam 5 të shtëna’, ‘Trump ishte i gjakosur’/ Dëshmitë nga atentati ndaj ish Presidentit të SHBA

BBC ka raportuar deshmite e para nga vendingjarja ne Penisilvani, ku u qellua me arme nga ish presidentit amerikan Donald Trump. “Ne pamë Presidentin Trump duke shkuar në tokë dhe të gjithë filluan te ulen në tokë sepse ishte kaos.” Jason, i cili ishte gjithashtu në audiencë, tha se dëgjoi pesë të shtëna me radhë. [...]Read More...

‘Dëgjuam 5 të shtëna’, ‘Trump ishte i gjakosur’/ Dëshmitë nga atentati ndaj ish Presidentit të SHBA

BBC ka raportuar deshmite e para nga vendingjarja ne Penisilvani, ku u qellua me arme nga ish presidentit amerikan Donald Trump.

“Ne pamë Presidentin Trump duke shkuar në tokë dhe të gjithë filluan te ulen në tokë sepse ishte kaos.”

Jason, i cili ishte gjithashtu në audiencë, tha se dëgjoi pesë të shtëna me radhë.

“Ne shohim që Shërbimi Sekret hidhet mbi Trump për ta mbrojtur atë. Të gjithë në turmë u ulën shumë shpejt.

“Ai u ngrit në këmbë dhe ngriti grushtin në ajër.
“Ai ishte pak i gjakosur, veshi i rridhte gjak”.

Një dëshmitar, i tha BBC-së se ishte jashtë tubimit dhe mundi të dëgjonte vetëm ish-presidentin duke folur, kur vuri re një burrë në majë të një çatie.
“Ne vumë re djaloshin duke u ngjitur në çatinë e ndërtesës pranë nesh, 50 metra larg nesh,” tha Greg.

“Ai kishte pushkë, e shihnim qartë me pushkë”.
Greg tha se ata e denoncuan burrin në polici.