Dënoi pushtimin e Ukrainës gjatë një interviste, burri nga Moska dënohet me 5 vite burg

Banori i Moskës, Yury Kokhovets, është dënuar me pesë vjet burgim për dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia gjatë një interviste në rrugë në korrik të vitit 2022 për një gazetar të Radios Evropa e Lirë (REL). Gjykata e Qytetit të Moskës shpalli vendimin më 17 shtator, duke anuluar vendimin e një gjykate të [...]Read More...

Dënoi pushtimin e Ukrainës gjatë një interviste, burri nga Moska dënohet me 5 vite burg

Banori i Moskës, Yury Kokhovets, është dënuar me pesë vjet burgim për dënimin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia gjatë një interviste në rrugë në korrik të vitit 2022 për një gazetar të Radios Evropa e Lirë (REL).

Gjykata e Qytetit të Moskës shpalli vendimin më 17 shtator, duke anuluar vendimin e një gjykate të shkallës më të ulët në prill, që dënonte Kokhovets me pesë vjet “punë të detyruar”.

Kokhovets u arrestua menjëherë pas shpalljes së vendimit.

Dënimi i përcaktuar si punë e detyruar në Rusi nënkupton që të dënuarit nuk vuajnë dënimin në burg, por në vend të kësaj, mund të zgjedhin të qëndrojnë në shtëpi dhe të dërgohen për të punuar në një objekt të afërt industrial, sipas përcaktimeve të Shërbimit Federal të Burgjeve./REL