Sulm me raketa ruse në Ukrainë, plagosen dy gazetarë, një i zhdukur

Dy gazetarë u plagosën dhe një i tretë është zhdukur pas një sulmi të forcave ruse në Ukrainë. Sulmi ndodhi në një hotel në Kramatorsk në Ukrainën lindore gjatë natës. Gazetarët janë shtetas të Ukrainës, SHBA-së dhe Britanisë. Sulmi, i cili dëmtoi hotelin dhe një ndërtesë ngjitur, ndodhi gjatë natës. Kramatorsk, qyteti i fundit i [...]Read More...

Sulm me raketa ruse në Ukrainë, plagosen dy gazetarë, një i zhdukur

Dy gazetarë u plagosën dhe një i tretë është zhdukur pas një sulmi të forcave ruse në Ukrainë. Sulmi ndodhi në një hotel në Kramatorsk në Ukrainën lindore gjatë natës.

Gazetarët janë shtetas të Ukrainës, SHBA-së dhe Britanisë. Sulmi, i cili dëmtoi hotelin dhe një ndërtesë ngjitur, ndodhi gjatë natës.

Kramatorsk, qyteti i fundit i madh i Donbasit ende nën kontrollin e Ukrainës, ndodhet rreth 20 kilometra në perëndim të vijës së frontit.

Që nga pushtimi i Ukrainës nga forcat ruse në shkurt 2022, ky qytet i cili kishte rreth 150,000 banorë para luftës është sulmuar vazhdimisht nga forcat ruse.

Në prill të vitit 2022, stacioni hekurudhor Kramatorsk u shënjestrua nga një bombë që vrau mbi 60 njerëz.

/abcnews.al