VIDEO/ Lëvizja e Trump që i shpëtoi jetën para se të qëllohej nga autori 20-vjeçar

Një video e re tregon lëvizjen që Trump bëri duke i shpëtuar në këtë mënyrë jetën, pasi plumbi që e goditi në vesh mund t’i shkaktonte pasoja më të mëdha. Gjatë tubimit në Butler të Pensilvani, Trump u qëllua nga një sulmues tashmë i identifikuar nga FBI. Para se të goditej, ai lëvizi kokën gjatë [...]Read More...

VIDEO/ Lëvizja e Trump që i shpëtoi jetën para se të qëllohej nga autori 20-vjeçar

Një video e re tregon lëvizjen që Trump bëri duke i shpëtuar në këtë mënyrë jetën, pasi plumbi që e goditi në vesh mund t’i shkaktonte pasoja më të mëdha.

Gjatë tubimit në Butler të Pensilvani, Trump u qëllua nga një sulmues tashmë i identifikuar nga FBI. Para se të goditej, ai lëvizi kokën gjatë fjalimit, duke shmangur goditjen në kokë që do t’i shkaktonte lëndime shumë serioze, ndoshta edhe vdekjen.

Në video, shihet momenti kur Trump qëllohet nga autori 20 vjeçar.

Në fund të videos, Trump shihet duke e mbajtur dorën në veshin e gjakosur.

Pas sulmit, Trump shprehu më tej ngushëllimet për familjen e personit që u vra, si dhe për familjen e një personi tjetër që u plagos rëndë. Ish-presidenti shprehu gjithashtu mirënjohjen  për reagimin e shpejtë të Shërbimit Sekret.

Ndërkohë, republikani Mike Johnson njoftoi se Dhoma e Përfaqësuesve do të kryejë një hetim të plotë.

“Populli amerikan meriton të dijë të vërtetën,” tha Johnson.  

/abcnews.al