Të shtënat në mitingun e Trump, Rusia: SHBA nxit urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova vuri në dukje pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump se Uashingtoni inkurajon nxitjen e urrejtjes ndaj kundërshtarëve të tij politikë. “Dy muaj më parë, i kushtova vëmendje faktit që SHBA-ja fjalë për fjalë po nxiste urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe dha shembuj të [...]Read More...

Të shtënat në mitingun e Trump, Rusia: SHBA nxit urrejtjen ndaj kundërshtarëve politikë

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova vuri në dukje pas tentativës për vrasjen e ish-presidentit amerikan Donald Trump se Uashingtoni inkurajon nxitjen e urrejtjes ndaj kundërshtarëve të tij politikë.

“Dy muaj më parë, i kushtova vëmendje faktit që SHBA-ja fjalë për fjalë po nxiste urrejtje ndaj kundërshtarëve politikë, si dhe dha shembuj të traditës amerikane të tentativave dhe vrasjeve të presidentëve dhe kandidatëve presidencialë”, shkroi ajo në kanalin e saj Telegram duke cituar postimin për historinë e tentativave për vrasje të politikanëve amerikanë.

Trump u qëllua në vesh gjatë një fjalimi të fushatës që mbajti të shtunën në Pensilvani.

Sulmi tani po hetohet si një tentativë vrasjeje, ku kandidati republikan presidencial u shfaq i gjakosur në fytyrë menjëherë pas sulmit./abcnews.al