Kolapsi me sistemet e IT, shërbimet globale po rikuperohen ngadalë

Bizneset dhe shërbimet në mbarë botën po rikuperohen ngadalë pas ndërprerjes masive të IT që preku sistemet kompjuterike të enjten dhe të premten. Bizneset, bankat, spitalet dhe linjat ajrore ishin ndër më të goditurat pasi firma e sigurisë kibernetike Crowdstrike bëri një gabim në përditësimin e softuerit që preku Microsoft Windows. CEO i Crowdstrike kërkoi [...]Read More...

Kolapsi me sistemet e IT, shërbimet globale po rikuperohen ngadalë

Bizneset dhe shërbimet në mbarë botën po rikuperohen ngadalë pas ndërprerjes masive të IT që preku sistemet kompjuterike të enjten dhe të premten. Bizneset, bankat, spitalet dhe linjat ajrore ishin ndër më të goditurat pasi firma e sigurisë kibernetike Crowdstrike bëri një gabim në përditësimin e softuerit që preku Microsoft Windows.

CEO i Crowdstrike kërkoi falje për ndërprerjen por pranoi se do të duhej pak kohë që të gjitha sistemet të riktheheshin dhe të funksiononin. Ndërsa disa shërbime të linjave ajrore kanë filluar të kthehen në normalitet pas anulimit të mijëra fluturimeve, operatorët presin që disa vonesa dhe anulime të vazhdojnë edhe gjatë fundjavës.

Shërbimet shëndetësore në Britani, Izrael dhe Gjermani gjithashtu pësuan probleme, me disa operacione të anuluara. Kaosi global ka ngjallur shqetësim mbi cenueshmërinë e teknologjive të ndërlidhura në botë dhe shkallën në të cilën një defekt i vetëm softuerik mund të ketë ndikim kaq të përhapur.

Çështja filloi në orën 19:00 GMT të së enjtes, duke prekur përdoruesit e ëindoës që përdorin softuerin e sigurisë kibernetike CroëdStrike Falcon, sipas Microsoft, megjithëse shtrirja e plotë e problemit u bë e qartë vetëm të premten në mëngjes.

Por deri në mbrëmjen e së premtes, problemet po lehtësoheshin në shumë pjesë të globit, me shumë aeroporte që thanë se ndërsa kishte ende probleme me sistemet e check-in dhe pagesave, shumica e fluturimeve tani po funksiononin. Aeroporti Ndërkombëtar i Hong Kongut ka rifilluar funksionimin normal, sipas mediave shtetërore kineze.

Ndërkohë, JP Morgan Chase, banka më e madhe në SHBA, tha se po punon për të rivendosur shërbimin në makineritë ATM. Faqja e internetit Doëndetector, e cila zbulon faqet që mund të kenë probleme teknologjike, tregoi më pak faqe në Mbretërinë e Bashkuar që po përjetonin probleme deri në fund të ditës.

Ekspertët e teknologjisë thonë se rregullimi i Croëdstrike do të duhet të zbatohet veçmas për secilën pajisje të prekur. Problemet u vunë re fillimisht në Australi dhe u ndjenë më rëndë në industrinë e udhëtimeve ajrore. Aeroportet panë vonesa, me radhë të gjata pasi fluturimet u anuluan ose vonuan, avionët u ndaluan dhe pasagjerët bllokuan.

Deri në orën 18:00 GMT, të dhënat e aviacionit nga Cirium sugjeruan se më shumë se 4,000 fluturime – ose 3.9% e totalit – ishin anuluar të premten, megjithëse shifra mund të përfshijë gjithashtu fluturime të anuluara për arsye të tjera. Sistemet e pagesave, bankat dhe ofruesit e kujdesit shëndetësor në mbarë botën u prekën.

Mendohet se ndërprerja mund të ketë gjithashtu një efekt afatgjatë pasi kompanitë luftojnë për të paguar pagat për stafin, veçanërisht kur pagesat bëhen në baza javore.
Disa kompani hekurudhore paralajmëruan për vonesa dhe transmetuesit Sky Neës dhe ABC Australia përjetuan ndërprerje./abcnews.al