Sulmet izraelite në Gaza/ Vritet komandanti i Hamasit

Një komandant i Hamasit që ndihmoi në organizmin  e sulmit të 7 tetorit në një vendbanim në jug të Izraelit është vrarë në një sulm në Gaza, ka njoftuar ushtria izraelite. Në një postim në Telegram, IDF tha se Ahmed Fawzi Nasser Muhammad Wadiyya ishte në mesin e tetë militantëve të Hamasit të vrarë në [...]Read More...

Sulmet izraelite në Gaza/ Vritet komandanti i Hamasit

Një komandant i Hamasit që ndihmoi në organizmin  e sulmit të 7 tetorit në një vendbanim në jug të Izraelit është vrarë në një sulm në Gaza, ka njoftuar ushtria izraelite.

Në një postim në Telegram, IDF tha se Ahmed Fawzi Nasser Muhammad Wadiyya ishte në mesin e tetë militantëve të Hamasit të vrarë në sulm.

Sulmi në të cilin ai u vra kishte në shënjestër një kompleks të Hamasit që ndodhej pranë spitalit al Ahli të Gazës.

“Para sulmit, u ndërmorën hapa të shumtë për të zbutur rrezikun e lëndimit të civilëve, duke përfshirë përdorimin e municioneve të sakta, mbikëqyrjen ajrore dhe inteligjencën,” thuhet në deklaratë.

/abcnews.al