Deputeti i PDK-së: Kurti po e përdorë sovranitetin e Kosovës për arsye elektorale

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij ka marr vendime të dëmshme për Kosovën. Berisha tha për “Front Online” se njëra ndër to është edhe ajo marrëveshja për pasaportat serbe. Ai thotë se kryeministri aktual po e përdorë sovranitetin e vendit për […]

Deputeti i PDK-së: Kurti po e përdorë sovranitetin e Kosovës për arsye elektorale
deputeti-i-pdk-se:-kurti-po-e-perdore-sovranitetin-e-kosoves-per-arsye-elektorale

deputeti-i-pdk-se:-kurti-po-e-perdore-sovranitetin-e-kosoves-per-arsye-elektorale


Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Hisen Berisha, ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti, duke thënë se gjatë qeverisjes së tij ka marr vendime të dëmshme për Kosovën.

Berisha tha për “Front Online” se njëra ndër to është edhe ajo marrëveshja për pasaportat serbe.

Ai thotë se kryeministri aktual po e përdorë sovranitetin e vendit për arsye elektorale.

“Këtë marrëveshje në vitin 2022 e ka pranuar Kurti. Këto janë marrëveshje të dëmshme për Kosovën. Në bazë të marrëveshjes të 2022 thuhet se qytetaret mund të nxjerrin pasaportë në zyrën për Kosovën që udhëhiqet nga Petkoviq, është qeveri paralele e serbëve të Kosovës në Beograd. Edhe sovranitetin po e përdorë për arsye elektorale”, u shpreh Berisha.