Deputeti i PDK-së: Subvencionimi i teksteve shkollore do t’i kushtoj buxhetit mbi 20 milionë €

Nga ana tjetër, deputeti Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë për maltretimin që po u shkakton nxënësve, mësuesve dhe prindërve me subvencionimin e teksteve shkollore. Ai ka vlerësuar se buxheti i Kosovës do të kushtojë mbi 20 milion euro për këtë vit për këtë proces dhe ka theksuar se ky subvencionim është në kundërshtim me Ligjin […]

Deputeti i PDK-së: Subvencionimi i teksteve shkollore do t’i kushtoj buxhetit mbi 20 milionë €
deputeti-i-pdk-se:-subvencionimi-i-teksteve-shkollore-do-t’i-kushtoj-buxhetit-mbi-20-milione-e

deputeti-i-pdk-se:-subvencionimi-i-teksteve-shkollore-do-t’i-kushtoj-buxhetit-mbi-20-milione-e


Nga ana tjetër, deputeti Bekim Haxhiu ka kritikuar Qeverinë për maltretimin që po u shkakton nxënësve, mësuesve dhe prindërve me subvencionimin e teksteve shkollore.

Ai ka vlerësuar se buxheti i Kosovës do të kushtojë mbi 20 milion euro për këtë vit për këtë proces dhe ka theksuar se ky subvencionim është në kundërshtim me Ligjin për Arsimin Para universitar.

“Maltretimi qe Qeveria po ua shkakton nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve me subvencionim te teksteve shkollore ketë viti Buxhetit te Kosovës do ti kushtoj mbi 20 milion euro. Subvencionim i teksteve shkollore nga MASHT është ne kundërshtim me Ligjin për  Arsimin  Para universitar” tha Haxhiu për Front Online.

Haxhiu ka akuzuar Qeverinë Kurti dhe Ministren Nagavci për shkeljen e ligjit dhe për përsëritjen e praktikave të gabuara, duke e konsideruar këtë si një normë të re që po krijohet

“Qeveria Kurti me ministren Nagavci janë te vetmet qe dështimin dhe shkeljen ligjore e përsërisin dhe bëjnë norme!”, përfundoi Haxhiu./FrontOnline/