Deputeti i VV-së: Për keqardhje janë ata që thanë se shefi i CIA-s nuk do ta takojë Kurtin

Arbër Rexhaj, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka theksuar për Front Online rëndësinë e vizitës së shefit të CIA-s në rajon dhe për Republikën e Kosovës. Sipas Rexhajt, kjo vizitë vjen në një moment delikat, pas sulmeve terroriste të organizuara kryesisht nga Serbia. Ai vlerëson se kjo vizitë është një tregues i mbështetjes së fortë të […]

Deputeti i VV-së: Për keqardhje janë ata që thanë se shefi i CIA-s nuk do ta takojë Kurtin
deputeti-i-vv-se:-per-keqardhje-jane-ata-qe-thane-se-shefi-i-cia-s-nuk-do-ta-takoje-kurtin

deputeti-i-vv-se:-per-keqardhje-jane-ata-qe-thane-se-shefi-i-cia-s-nuk-do-ta-takoje-kurtin


Arbër Rexhaj, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, ka theksuar për Front Online rëndësinë e vizitës së shefit të CIA-s në rajon dhe për Republikën e Kosovës.

Sipas Rexhajt, kjo vizitë vjen në një moment delikat, pas sulmeve terroriste të organizuara kryesisht nga Serbia. Ai vlerëson se kjo vizitë është një tregues i mbështetjes së fortë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën dhe një dëshmi e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve të dy vendeve.

Rexhaj po ashtu  i është përgjigjur kritikave të opozitës që kanë thënë se shefi i CIA-s nuk do të takojë Kryeministrin Albin Kurti, duke shprehur keqardhjen për këtë qëndrim.

Ai beson se Kryeministri Kurti do të ketë mundësinë të paraqesë detajet e takimeve dhe të informojë publikun në kohën e duhur. Rexhaj nënvizon se kjo vizitë është një mundësi e rëndësishme për të forcuar marrëdhëniet dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

 

“Arbër Rexhaj:Vizita e shefit të CIA është në fazën e vizitave që ai i ka bërë në vendet e rajonit dhe është shumë e rëndësishme për Republikën e Kosovës duke pasur parasysh që Kosova ka pësuar një sulm terrorist të organizuar kryesisht nga Serbia

Opozitarët që kanë thënë fjalë  se shefi i CIA nuk do ta takojë Kurtin bien në tokë dhe janë për keqardhje

Besoj që kryeministri Kurti së shpejti pra ato që jaë për publikun dhe ato që mund të thuhen do të dalë dhe do ti tregojë vet dhe do të informohemi edhe ne më shumë për detajet e takimit mirëpo ajo që realisht lexohet nga ky takim është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë përkrah Kosovës dhe se bashkëpunimi jonë mes institucioneve tona dhe të tyre është shumë i fortë “ tha Rexhaj