“Sportistet tona po e lartësojnë Republikën”, Abdixhiku pasi Laura Fazliu fitoi medalje olimpike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në  Facebook për Laura Fazliu e cila ka fituar medaljen e bronztë olimpike. Abdixhiku ka thënë se sportet po lartësojnë Republikën e flamurin e Kosovës. “Nga Majlinda në Rio 2016, te Nora e Distria në Tokio 2020, e deri tek Laura e Distria sërish […]

“Sportistet tona po e lartësojnë Republikën”, Abdixhiku pasi Laura Fazliu fitoi medalje olimpike
“sportistet-tona-po-e-lartesojne-republiken”,-abdixhiku-pasi-laura-fazliu-fitoi-medalje-olimpike

“sportistet-tona-po-e-lartesojne-republiken”,-abdixhiku-pasi-laura-fazliu-fitoi-medalje-olimpike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shkruar në  Facebook për Laura Fazliu e cila ka fituar medaljen e bronztë olimpike.

Abdixhiku ka thënë se sportet po lartësojnë Republikën e flamurin e Kosovës.

“Nga Majlinda në Rio 2016, te Nora e Distria në Tokio 2020, e deri tek Laura e Distria sërish tani në Paris 2024 – tregimi vazhdon! Republika është e fortë”, ka shkruar fillimisht Abdixhiku.

“Sportistet tona po e lartësojnë Republikën, flamurin tonë, shtetin tonë. Ato po lartësojnë dhe ëndrrat e çdo vajze kosovare për të arritur një ditë të pamundurën! Ju faleminderit çika që i jepni Kosovës kaq shumë krenari. Dy medalje Olimpike deri më tani nga Parisi; 5 në gjithë historinë tonë të shkurtër! E ardhmja është e bukur. E bëjnë njerëzit tanë”, ka thënë ai.