Haradinaj kujton Markalleshët e Vraniqit: Luftëtarë të zotë që qëndruan të palëkundur që nga fillimet e luftës

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 7 Gushtit të vitit 1998 nga Vraniqi i Gjakovës. Haradinaj ka thënë se familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës ka një histori të gjatë dhe të lavdishme. “Familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës ka një histori të gjatë […]

Haradinaj kujton Markalleshët e Vraniqit: Luftëtarë të zotë që qëndruan të palëkundur që nga fillimet e luftës
haradinaj-kujton-markalleshet-e-vraniqit:-luftetare-te-zote-qe-qendruan-te-palekundur-qe-nga-fillimet-e-luftes

haradinaj-kujton-markalleshet-e-vraniqit:-luftetare-te-zote-qe-qendruan-te-palekundur-qe-nga-fillimet-e-luftes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët e 7 Gushtit të vitit 1998 nga Vraniqi i Gjakovës.

Haradinaj ka thënë se familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës ka një histori të gjatë dhe të lavdishme.

“Familja emblematike Markalleshi nga Vraniqi i Gjakovës ka një histori të gjatë dhe të lavdishme. Gjatë luftës çlirimtare, kjo familje i dha Kosovës katër dëshmorë, Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi. Markalleshët, të patrembur përballë armiqve, ishin në ballë të qëndresës shqiptare gjatë shekullit të kaluar. Gjatë luftës së UÇK-së, trualli i tyre tani kishte marrë një pamje tjetër, aty gjenin strehë shumë luftëtarë të UÇK-së”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj në këtë datë, forcat armike hasën në rezistencë të paparë.

“Më 7 gusht  1998, forcat armike hasën në rezistencë të paparë. Luftuan të gjithë, i madh e i vogël, gra, burra e pleq. Heroikisht ranë Mark dhe Kolë Lleshi, rrugën e të cilëve e ndjekën bijtë e kësaj familjeje të madhe, Prendi e Mema. Bashkë me ta, të gjithë Markalleshët ishin në ballë nëpër shumë beteja. Gega, Toma dhe Nika ishin luftëtarë të zotë që qëndruan të palëkundur që nga fillimet e luftës.

Lavdi e përjetshme luftëtarëve të Atdheut; Mark, Kolë, Prend dhe Memë Lleshi”, është shprehur Haradinaj.