Hoti: Hulumtimi i IRI-t konfirmon shqetësimet tona – korrupsioni është i lidhur me qeverinë

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hulumtimi i ri nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, të publikuar para disa ditëve, sipas tij, i konfirmon shqetësimet e ngritura nga kjo parti. Ai tha se sipas këtij hulumtimi, qytetarët gjithnjë e më pak mendojnë se janë të lirë t’i shprehin mendimet e tyre, situatë kjo, sipas tij, […]

Hoti: Hulumtimi i IRI-t konfirmon shqetësimet tona – korrupsioni është i lidhur me qeverinë
hoti:-hulumtimi-i-iri-t-konfirmon-shqetesimet-tona-–-korrupsioni-eshte-i-lidhur-me-qeverine

hoti:-hulumtimi-i-iri-t-konfirmon-shqetesimet-tona-–-korrupsioni-eshte-i-lidhur-me-qeverine

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se hulumtimi i ri nga Instituti Republikan Ndërkombëtar, të publikuar para disa ditëve, sipas tij, i konfirmon shqetësimet e ngritura nga kjo parti.

Ai tha se sipas këtij hulumtimi, qytetarët gjithnjë e më pak mendojnë se janë të lirë t’i shprehin mendimet e tyre, situatë kjo, sipas tij, e krijuar nga sulmet e militantëve dhe zyrtarëve të mazhorancës ndaj analistëve, gazetarëve dhe opozitës.

“Dështimi më i madh i Qeverisë është në “përmbushjen e premtimeve elektorale”: në secilin sektor, sido që të matet, as për së afërmi nuk janë përmbushur premtimet me të cilat Kurti dhe Osmani kanë marrë besimin e qytetarëve në vitin 2021”.

“Tri problemet më të madha janë: inflacioni, papunësia dhe kujdesi shëndetësor. Lidhur me gjendjen e ekonomisë, 69% të qytetarëve nuk janë të kënaqur”, shkroi Hoti.

Tutje, Hoti tha se sipas këtij hulumtimi, 60 për qind e qytetarëve thonë se çmimet e ushqimeve janë të larta dhe korrupsioni është i lidhur me qeverinë.