Shabani: Ligjin për KPM do ta dërgojmë në Kushtetuese, ka shkelje të mëdha për liritë dhe të drejtat e medieve

Isak Shabani, anëtar i Komisionit për Medie nga radhët e PDK-së thotë për “Front Online” se ligji i votuar dje për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) është shqetësuese. Ai thotë se nuk janë inkorporuar kërkesat e BE-së, shoqërisë civile dhe organizatave tjera që merren me medie. “Ne kemi ngritur shqetësimet tona, që janë të […]

Shabani: Ligjin për KPM do ta dërgojmë në Kushtetuese, ka shkelje të mëdha për liritë dhe të drejtat e medieve
shabani:-ligjin-per-kpm-do-ta-dergojme-ne-kushtetuese,-ka-shkelje-te-medha-per-lirite-dhe-te-drejtat-e-medieve

shabani:-ligjin-per-kpm-do-ta-dergojme-ne-kushtetuese,-ka-shkelje-te-medha-per-lirite-dhe-te-drejtat-e-medieve


Isak Shabani, anëtar i Komisionit për Medie nga radhët e PDK-së thotë për “Front Online” se ligji i votuar dje për Komisionin e Pavarur për Media (KPM) është shqetësuese.

Ai thotë se nuk janë inkorporuar kërkesat e BE-së, shoqërisë civile dhe organizatave tjera që merren me medie.

“Ne kemi ngritur shqetësimet tona, që janë të njëjta edhe të BE-së, të OSBE-së, të shoqërisë civile dhe organizatave që merren me medie. Besoj që nuk janë inkorporuar kërkesat e arsyeshme lidhur me këtë ligj”, tha ai.

Shabani thotë se PDK do ta dërgoj këtë ligj në Kushtetuese, duke besuar se ka shkelje të mëdha.

“Sigurisht ne do të jemi të përgatitur për gjykatën Kushtetuese. Ne mendojmë se ka shkelje për liritë dhe të drejtat e medieve, 99% mendojmë se kem të drejtë por mbi të gjitha mbetet kompetencë e Gjykatës Kushtetuese”, 
tha Shabani për Front Online.