Laura Fazliu fiton në repesazh, një fitore e ndan nga medalja olimpike

Laura Fazliu ka arritur të shënojë fitore në repesazh ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard, teksa vetëm një fitore e ndan atë nga medalja olimpike që do të ishte e dyta për Kosovën. Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë. […]

Laura Fazliu fiton në repesazh, një fitore e ndan nga medalja olimpike
laura-fazliu-fiton-ne-repesazh,-nje-fitore-e-ndan-nga-medalja-olimpike

laura-fazliu-fiton-ne-repesazh,-nje-fitore-e-ndan-nga-medalja-olimpike

Laura Fazliu ka arritur të shënojë fitore në repesazh ndaj kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard, teksa vetëm një fitore e ndan atë nga medalja olimpike që do të ishte e dyta për Kosovën.

Xhudistja nga Kosova e nisi garën nga rrethi i dytë pasi rrethin e parë nuk ka luftuar fare shkaku që është lartë në ranglistë.

Fazliu u përball me kinezen Jing Tang të cilën e mposhti pasi ajo mori tre shidove.

Në çerekfinale Laura kishte pësuar humbje ndaj xhudistes franceze Clarisse Agbegnenou, e cila arriti ta sigurojë fitoren me Ippon.

Në repesazh, Fazliu ia doli të triumfonte përballë kanadezes Catherine Beauchemin-Pinard të cilën e mposhti pas tri gabimeve.

Kujtojmë se Kosova deri më tani numëron një medalje olimpike pas të argjendtës që e fitoi Distria Krasniqi, ndërsa shpresojmë që edhe Laura të stoliset me medalje./Telegrafi/