“Sofra e Drenicës”, organizimi që bashkon bashkatdhetarët në Skenderaj

Gjatë ditës së djeshme, në Skenderaj është organizuar “Sofra e Drenicës” në nderim të kontributit të vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë. Ky organizim është duke vazhduar të bëhet vit pas viti për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën e kësaj treve, shkruan Telegrafi. “Organizimi i mbrëmshëm i sofrës, në nderim të bashkatdhetarëve dhe kontributit të tyre […]

“Sofra e Drenicës”, organizimi që bashkon bashkatdhetarët në Skenderaj
“sofra-e-drenices”,-organizimi-qe-bashkon-bashkatdhetaret-ne-skenderaj

“sofra-e-drenices”,-organizimi-qe-bashkon-bashkatdhetaret-ne-skenderaj

Gjatë ditës së djeshme, në Skenderaj është organizuar “Sofra e Drenicës” në nderim të kontributit të vazhdueshëm të bashkatdhetarëve tanë.

Ky organizim është duke vazhduar të bëhet vit pas viti për të mbajtur gjallë identitetin dhe kulturën e kësaj treve, shkruan Telegrafi.

“Organizimi i mbrëmshëm i sofrës, në nderim të bashkatdhetarëve dhe kontributit të tyre të vazhdueshëm ndaj vendlindjes! Ju paçim gjithmonë!”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt.

I pranishëm ishte dhe kryetari i kësaj komune, Fadil Nura, i cili i falënderoi të gjithë qytetarët që ishin pjesëmarrës.

“Dua t’iu falënderoj edhe njëherë të gjithëve për pjesëmarrje, në mënyrë të veçantë bashkëatdhetarët. Këtu kam mysafirë të veçantë”, ka thënë Nura.

Në “Sofrën e Drenicës” ishte pjesëmarrës dhe artisti i mirënjohur shqiptar, Shaqir Bejta, i cili u bëri thirrje bashkatdhetarëve që të mos e harrojnë atdheun, transmeton Telegrafi.

“Bashkatdhetarë, mos e harroni mëmëdheun. Vetëm një mëmëdhe keni. Faleminderit që keni gjetur kohë të jemi bashkë sonte”, ka thënë artisti, Shaqir Bejta.