“Pashë një përkushtim nga ana e tij”, Osmani tregon çka bisedoi me presidentin francez
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar detaje nga biseda me homologun nga Franca, Emmanuel Macron, të cilin e takoi në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C. Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rrugën euroatlantike të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me Këshillin e Evropës. Ajo ka treguar […]
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka treguar detaje nga biseda me homologun nga Franca, Emmanuel Macron, të cilin e takoi në margjinat e Samitit të NATO-s në Washington D.C.
Osmani ka bërë të ditur se kanë diskutuar për rrugën euroatlantike të Kosovës, duke përfshirë edhe çështjet që lidhen me Këshillin e Evropës.
Ajo ka treguar se ia ka theksuar presidentit francez rëndësinë e kësaj organizate për liritë dhe të drejtat e njeriut për qytetarët e Kosovës.
“Kemi pasur një diskutim shumë të mirë. Për rrugëtim euroatlantik të Kosovës, duke përfshirë çështje që kanë të bëjnë me Këshillin e Evropës. Ku kisha mundësinë deri në detaje të diskutoj rëndësinë që e ka kjo organizatë për lirin dhe të drejtat e njeriut, për qytetarët tanë. Po ashtu kemi biseduar për reformat e brendshme që i ndërmerr Kosova, në fushën e sundim të ligji, ekonomisë dhe fusha të tjera”, ka thënë Osmani, për RTV Dukagjini.
Sipas Osmanit, presidenti Macron shfaqi një interes të madh për këto çështje dhe ka shprehur përkushtimin e tij për të mbështetur Kosovën.
“Kishte një interesim të madh te presidentit Macron të dëgjojë për të gjithë këto gjëra. Pash një përkushtim nga ana e tij që ta përkrahë Kosovën. Njëkohësisht ne do të kemi një takim të radhës pas disa ditësh në kuadër të Samiti IPSI, ku jam e ftuar ta përfaqësoj Kosovë. Do të mbahet në Britaninë e Madhe. Do të vazhdojnë diskutimet me liderët evropianë. Përveç me presidentin Macron kisha diskutime me kryeministrin e Kanadasë, Luksemburgut, kryeministre e Estonisë dhe kryeministra dhe presidentë të shumë shteteve të tjera”, ka thënë ndër të tjera Osmani.