Mashtroi me termine për viza, kërkohet paraburgim për të dyshuarën

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nga të dyshuarës për mashtrime me termine për viza pune jashtë vendit. Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj. “Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore ne Prishtine ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj te […]

Mashtroi me termine për viza, kërkohet paraburgim për të dyshuarën
mashtroi-me-termine-per-viza,-kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuaren

mashtroi-me-termine-per-viza,-kerkohet-paraburgim-per-te-dyshuaren

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit nga të dyshuarës për mashtrime me termine për viza pune jashtë vendit.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.

“Ju njoftojmë se Prokuroria Themelore ne Prishtine ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj te pandehurës, e cila ka mashtruar te dëmtuar, kinse për t’iu siguruar termine për viza pune jashtë vendit, ne gjykatën kompetente”, thuhet në njoftim.

Në ndërkohë, Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që mund të kenë qenë të mashtruar për termine për viza pune jashtë vendit, të lajmërohen në stacionin më të afërt policor.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë të gjatë kohore dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.

“Andaj, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”, thuhet në njoftim të policisë./Express